Aksident në Korçë, makina përplaset me trajlerin, vdes polici

Përplasen dy automjete në Korçë.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në më afërsi të fshatit Neviçisht të Korçës, ku një makinë dhe një trajler janë përplasur.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, i cili mësohet se është punonjës policie. 

"Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip "Scania" me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë." - njofton policia. 

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.