"Bie" edhe një tjetër? SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari duket se është nën hetim nga SPAK për fshehjen e një dënimi në gjeqi në Dosjen e dekriminalizimit.  Edhe pse KQZ e lejoi të kandidojë në zgjedhjet e 14 Majit, ku Ai fitoi mandatin e dytë, Prokurorët e Strukturës së Posaçme po verifikojnë për falsifikim të formularit të pastrimit të politikës nga të dënuarit siç konsiderohet nisma e dekriminalizimit.

Struktura e Posaçme Anti korrupsion po heton kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për fshehjen e një dënimi të drejtësisë Greke, të paktën kështu tregojnë disa dokumente të organit të Akuzës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve!

SPAK më 25 Prill i ka kërkuar KQZ një  kopje të dokumentacionit të dorëzuar nga Kreshnik Hajdari për kandidimin e tij në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku përfshihet edhe formulari i Vetëdeklarimit për dekriminalizimin.

Në dokumentin e firmosur nga kreu i Prokurorisë së Posaçme,  ALTIN DUMANI, thuhet se kërkohet dosja e Kryebashkiakut të Kuçovës, në kuadër të verifikimeve për kallëzimin nr. 74 të datës 24.04.2023.

KQZ i ka kthyer përgjigje SPAK më datë 3/5/2023 dhe i ka dërguar dokumentet në Dosjen e Kreshnik Hajdarit, ku mungon vendimi i gjykatës së Janinës që e dënonte atë me gjobë dhe dëbim

Pas zbulimit të faktit që ka qenë i dënuar në Greqi për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit:, kryebashkiaku i Kuçovës u kallëzua në SPAK nga banorët e Lumasit, të cilët kundërshtojnë një plan të bashkisë për ujësjellësin e Sinecit dhe përfaqësues të opozitës.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ndërtuar mes Partisë së Lirisë dhe mbështetësve demokratë të Sali Berishës kërkuan nga KQZ çregjistrimin e kandidatit të PS në zgjedhjet e 14 majit me argument fshehjen e dënimit në vendin fqinj.

KQZ, lejoi Kreshnik Hajdarin të garonte në zgjedhjet vendore, dhe ai mori mandatin e dytë, ndërsa SPAK duket se e ka vënë në verifikim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, procedurë e ndjekur edhe me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Në reagimin e parë pas publikimit të dokumentit të dënimit në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës pranon se në vitin 1999 e kanë kthyer në fuqi, por shton se nuk ka pasur dijeni për masën. 

Kreshnik Hajdari është paditur në SPAK edhe nga kandidati i Opozitës Lefter Maliqi, për manipulim të procesit zgjedhor të 14 Majit.

Por për dosjet ndaj kryebashkiakut të Kuçovës në prokurorinë e Posaçme ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar.