E rëndë në Konispol, bie nga automjeti që po e ngarkonte me stiva bari, vdes 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli, Bashkia Konispol.

Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin e tij, mjetin e tyre me stiva bari.

Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Kristi Doda është njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma me e madhe e babait të vet.