ZYRTARE/ Xavi i merr kapitenin Guardiolas, Barcelona prezanton Gündogan, zbulohen detajet e kontratës

Nuk ka më dyshime, Ilkay Gündogan është një futbollist i Barcelonës. Klubi blaugrana me anë të një njoftimi për mediat ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me mesfushorin gjerman.

Gundogan largohet falas nga Man.City, pasi i kishte përfunduar kontrata, largohet pikërisht pasi fitojë “tripletën” e famshme me “qytetarët”.

Gundogan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, deri më qershor 2025. Klubi blaugrana i ka vendosur një klauzolë largimi prej 400 milionë euro.

ZYRTARE/ Xavi i merr kapitenin Guardiolas, Barcelona prezanton Gündogan,