FOTO-LAJMI/ Dalin pamjet pas lirimit të 3 policëve që u mbajtën nga 14 qershori në paraburgim në Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 11:05
Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar fotografi me tre policët që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor.
Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot,.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.



