Vrasje e dyfishtë në Gjakovë, viktimat janë 2 vëllezër

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të dielën në Gjakovë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se viktimat janë vëllezër.


“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Për momentin s’kemi informata të tjera, deri më tani nuk ka të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00”, tha Graishta. 

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.