Prigozhin donte t’i rrëzonte/ Putin shfaqet pas tentativës për grusht shteti, mbështet drejtuesit e lartë ushtarakë

Vladimir Putin ka dalë sot në një komunikim në televizionin shtetëror, pas tentativës së djeshme nga Wagner për grusht shteti.

Putin u shfaq duke i dhënë mbështetjen e tij drejtuesve të lartë ushtarakë që Yevgeny Prigozhin donte të rrëzonte.

Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes dhe “ndihet i sigurt në realizimin e të gjitha planeve të saj” në lidhje me “operacionin special ushtarak”.