Shtrihet përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, granatime gjatë natës në qytetin lindor të Ukrainës

Kreu i forcës luftarake ukrainase në rajon tha se Rusia kishte granatuar një pjesë të Nikopolit gjatë natës. Qyteti shtrihet përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias që tani kontrollohet nga rusët.

Një kundërofensivë ukrainase është duke u zhvilluar aktualisht në rajon.

“Një tjetër natë lufte… një tjetër natë që nuk ka qenë pa viktima”, tha komandanti i rajonit në Telegram.

Ai tha se një burrë 47-vjeçar u plagos nga predha dhe u dëmtuan tre shtëpi dhe një tubacion gazi.