EKSKLUZIVE/ U arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Safet Gjici futet në ambjentet e Policisë me pranga në duar

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici u arrestua sot nga policia nën akuzën për korrupsion aktiv dhe pasiv dhe shpërdorim detyre.

Ora News ka siguruar momentin kur Gjici me pranga në duar futet në ambjentet e Policisë së Shtetit.

Gjithçka nisi në daten 16 qershor kur u publikua një video në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me një vajzë. Një ditë më pas materiali do të dilte edhe më i plotë kur ai bisedonte dhe për ti dhënë një tender të sterilizimit dhe grumbullimit të qenve të rrugës.

Gjatë kësaj kohe prokuroria ka marrë në pyetje vajzën por edhe persona të tjerë që mund të kishin lidhje me ngjarjen duke zhvilluar hetime edhe për të gjetur se cili ishte person ii tretë që e ka poseduar materialin apo nëse kemi pasur të bëjmë me një shantazh.