“Ajo që po gatuhet në veri është e tmerrshme”, Rama paralajmëron: Vala e dytë e sanksioneve mund të vijë shpejt, do prekë të dyja palët
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp nga ambientet e Kryeministrisë në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama u shpreh se vala e parë e sanksioneve ndaj Kosovës është vendosur në lëvizje, ndërsa paralajmëroi se nëse vijohet në këtë rrugë vala tjetër mund të vijë shumë shpejt.
Sipas tij kjo valë sanksionesh do jetë e egër për të dyja palët, duke nënkuptuar se do prekë si Prishtinën ashtu edhe Beogradin.
Sakaq, Rama deklaroi se “ajo që po gatuhet në veri të Kosovës është e tmerrshme”, ndërsa theksoi sërish se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Vala e parë e sanksioneve është vënë në lëvizje, vala tjetër mund të vihet shumë shpejt në lëvizje dhe do jetë e egër për të dyja palët. Ajo që më intereson është: Këta që luftojnë në Facebook me të shara kanë arritur në konkluzionin se nuk na duhet as Europa e as SHBA, ndërsa kanë përfytyruar një David të vogël që po lufton me Goliathin e madh. Ajo që po gatuhet në veri të Kosovës është e tmerrshme”, u shpreh Rama.
Rama ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë pas paralajmërimeve që bëri javën e kaluar për çështjen e ndalimit të tre policëve të Kosovës nga Beogradi.
Rama nuk pranoi të komentonte për operacionin e policisë shqiptare në kampin Ashraf 3 të muxhahedinëve në Manzë, por u ndal gjerësisht te Kosova dhe situata në Veri si dhe marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Beogradin.
“Nuk kam asnjë koment tjetër për asgjë tjetër përveç temës për të cilën jemi këtu, e cila është 1 mln herë më e rëndësishme për interesin imediat të Shqipërisë nesër. Mund të ketë impakte krejt të padëshiruara në ndërkohë që angazhimi ynë është komplet tjetër që nga dita e parë. Ne kemi qenë shumë të qartë, të drejtpërdrejt dhe të vendosur të ndjekim politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë. Pozicioni ynë ka pasur gjithmonë parasysh që ne të ndikojmë, aq sa na lejohet, aq sa është e mundur, që çdo lloj kërcitje armësh, sado e shkurtër, të mbahet larg nga Ballkani.
Patjetër që fakti që tre policë, në këtë rast janë tre policë të Kosovës, janë shqiptarë, por ju siguroj se të njëjtin qëndrim do mbaja dhe nëse do ishin policë serbë dhe pa diskutim që kjo ndikon në marrëdhëniet tona dhe kjo tregon sipas nesh që Serbia duhet të angazhohet shumë më seriozisht në këtë marrëdhënie me ne. Janë tre njerëz që mbahen atje nga një shtet. Mbulohet kjo me jo u arrestua kjo, u arrestua ai. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Një shtet demokratik dhe sikur të jenë të vërteta ato që thuhen nuk reagon një shtet duke bërë simetri. Pse çfarë janë këto banda. Shtet demokratik respekton të drejtat e njerëzve, pavarësisht se të drejtat e shtetasve të vet në një shtet tjetër mund të shkeljen. Arrestimet në Kosovë, Serbia ka ku t’i adresojë. T’i adresojë tek ato mekanizma që janë atje. Kjo është rruga e një shteti demokratik.
Jemi shumë aktivë (për lirimin e tyre), jo vetëm në një kanal, në disa kanale, por ndërkohë nuk diskutohet që sa kohë ata njerëz të jenë atje, marrëdhëniet tona janë pas asgjë të re, por përkundrazi. Marrëdhëniet tona janë vetëm për këtë punë, për asgjë tjetër. Uroj që lirimi i tyre të bëhet sa më parë”, deklaroi Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh i qartë se marrëdhëniet me Serbinë nuk do të jenë njësoj, deri sa të lirohen 3 policët, duke sqaruar se nuk do të ketë ndalime të tregtisë apo kufizime të tilla, por komunikimi sdo të jetë i njëjtë.
Kryeministri Rama theksoi: Asnjë lloj përftimi nuk ka duke mbajtur në burg tre efektivë policie të një shteti tjetër, për shkelje të kufirit, gjithmonë duke e zënë se kjo ka ndodhur. Serbia nuk e njeh farë atë kufi, çfarë problemi ka ? Apo po njeh shtetin e Kosovës? Kjo është një lajthitje shtetërore. Ndaj edhe aleatëve dhe partnerëve ia kam bërë të qartë se pa u liruar ata të
Unë nuk jam i ëmbël me Albinin, por në këtë pikë do të bëjë të njëjtën gjë. Është e papranueshme fare, nuk janë tre njerëz që janë kapur se kanë bërë krime, por janë kapur se kanë kaluar një vijë kufiri që është dhe e paqartë se ku ndodhet. Ajo që ka ndodhur është shumë e qartë. Albini nuk e ka dashur ballafaqimin e drejtpërdrejt me këtë temë. Lexon sondazhet dhe kënaqet, por mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër që trajtohet si vëllai madh gjë që unë s’e mendoj kurrë. Detyrimi ynë është të themi të vërtetën në sy, Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë janë shumë të qarta, ne s’mund të jemi dakord me çdo gjë.
Propaganda që mbledhje ishte për qytetarët, marrëveshjet mund të firmoseshin pa pasur nevojë të jepnim shfaqje sikur gjërat janë normal. Nuk janë normal, janë shumë keq. Të vijë dita që të diskutohet marrëdhënia e shtetit të Kosovës me aleatët është shumë keq. Mua më duke e tmerrshme që programe të caktuar të BE me Kosovës kanë ngrirë. Në këtë rast është katastrofë që të këputen në këtë farë feje lidhjet aq të forta me bashkësinë euroatlantike. Pra unë jam i gatshëm të takohem me Albinin në çdo moment, në nivel personal ju do habiteni se sa mirë shkojmë bashkë, por në nivelin konceptual kemi shumë probleme.
Dhuratë më 4 korrik: Nuk janë lek, mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por mos u merrni me çdo batutë. Ne nuk do të ndalojmë tregtinë, por s’ka marrëdhënie. Çdo komunikim me Serbinë do të jetë; ‘lironi 3 policët.’





