Kolegji Zgjedhor me vendim të ndërmjetëm për Kuçovën, rinumërim vetëm për 18 kuti

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që në Bashkinë Kuçovë të rinumërohen 18 kuti.

Rinumërimi do të bëhet të premten datë 30 qershor ora 09:00.

Kandidati i Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, kërkoi shpëlljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit në Kuçovë.

Avokati ka deklaruar se KQZ është një institucion i kapur politikisht dhe se vendimet e marra prej këtij institucioni janë në interes të një personi apo një subjekti të caktuar.

“KQZ ka manipuluar procesin është një institucion i kapur politikisht. Merr vendime në interes të një personi apo subjekti të caktuar.

Kemi të bëjmë me pavlefshmëri të totale të zgjedhjeve, pasi shtetasi kreshnik Hajdari nuk ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit fakte të vërteta.

KAS një çerdhe krimi siç ka vendosur në rastin aktual. Vetë gjykata e ka cilësuar si të tillë përderisa ka vendosur hapjen e kutive”, tha ai.