Pas arrestimit të Safet Gjicit, ja ç'po ndodh me protagonisten e video-skandalit në zyrën e bashkisë së Kukësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 19:22
Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në bashkinë e Kukësit.
behet me dije se Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se edhe gruaja është marrë e dyshuar për veprën penale për korrupsion, por është caktuar masa arrest shtëpie në Durrës.
Kjo pasi ka një fëmijë të mitur. Nga hetimi rezulton se pas aktit seksual me Gjicin, gruaja ka kërkuar favore pune
Sot i janë vënë prangat Gjicit, nën akuzën “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.