Skandal/ Elona Hoxhaj “gjunjëzohet” para AKSHI-t. Refuzon të kryejë detyrën, lë ankesat pa përgjigje 

Mosdhënia e informacionit  duket se është kthyer  në praktikë pune për Drejtoreshën per të Drejtën e Informimit  Elona Hoxhaj.

Heshtja e institucioneve se  ku përfundojnë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë duket se  ka edhe ‘bekimin’ e  drejtueses Hoxhaj.  

Në janar të vitit 2023 RTV Ora Neës iu drejtua AKSHI-t me një kërkesë për marrje informacioni, pasi sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit nga viti 2019 deri në 2023 ky institucion  i ka kaluar kompanisë “Spot Communication” vlerën 2.3 milionë euro.

Pyetja ishte se për çfarë shërbimesh ka kaluar kjo shumë dhe si është shpenzuar?  

Edhe pse ligjërisht Znj. Mirlinda Karçanaj brenda 10 ditësh duhet t’i kthente përgjigje kërkesës duket se këto pyetje e kanë shqetësuar dhe ka refuzuar t’i përgjigjet.

Duke ndjekur të gjitha hapat ligjor i jemi drejtuar Komisionerit për te Drejtën e Informimit.  

Fillimisht drejtuesja Elona Hoxhaj i bën me dije AKSHI-t se duhet t’i vendosë në dispozicion medias çdo dokument që është prodhuar dhe mbahet nga institucioni, në të kundërt do të gjobitej.  Madje në lidhje me këtë çështje vetë Komisioneri Besnik Dervishi mbajti një seancë dëgjimore.

Kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe Elona Hoxhaj nuk i kthen asnjë përgjigje ankesës së drejtuar nga RTV Ora News.

Në rast se AKSHI refuzon të japë informacion  sipas ligjit  dënohen me gjobë nga 150 .000 deri ne 300.000 lekë.  

Znj. Hoxhaj “dorëzohet” para AKSHIT, mbyll sytë para shkeljeve dhe nuk e gjobit autoritetin publik për kundërvajtje administrative.  

Dështimi në përmbushjen e detyrës dhe mos ushtrimi i kompetencave që i jep ligji bën që të ngrihen dyshime të arsyeshme se drejtuesja Elona Hoxhaj shpërdoron detyrën dhe behet palë me institucionet të cilat fshehin informacione të cilat  duhen të jenë publike.  

Kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi nën tavolinën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit ndodhen të tjera ankesa të cilat nuk  marrin përgjigje, duke e lëne median dhe publikun në terr informativ.