​Ngecin deputetët sigurimsa, kërkohet më shumë kohë për hapjen e dosjeve, riverifikim për Mezini e Bezhani

Autoriteti i dosjeve ka paraqitur në kuvend një material voluminoz me të dhënat sekrete të deputetëve që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Në raportin në komisionin e ligjeve Genta sula theksoi se po riverifikohen ata që kanë vulën nga Mezini e Bezhani, por kërkoi që të mos ketë më shkresa të klasifikuara.

Kryetarja e autoritetit të dosjeve ka kërkuar më shumë kohë për të verifikuar të gjithë deputetët që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Shkak është numri i lartë i tyre.

Një pjesë e parlamentarëve, kanë mandate edhe para vitit 1997 dhe kanë marrë vërtetimin se janë të pastër nga komisioni Mezini Bezhani.

Por aludimi se Ilir Metaj ka qenë pjesë e sigurimit, bëri që të gjithë emrat të kalojnë edhe një herë në filtër.

Tashmë një dosje e plotë është bërë gati, por konsiderohet sekret.

Por Genta Sula kërkon që të deklasifikohen dokumentet e dy komisioneve për të vijuar hetimet

Nga opozita u kërkua që çdo emër të kalojë mbi dokumente konkrete për të mos bërë gjueti shtrigash.

​Ngecin deputetët sigurimsa, kërkohet më shumë kohë