Maliqi: Salillari helmon, grabit dhe dhunon banorët e Sinecit, po shkatërron malin me guroren
Ish-deputeti Lefter Maliqi shkruan në Facebook se Salillari kalon ylberin behet oligark! Helmon banorët e Urës me shkatërrimin që i ka bërë malit me guroren.
Ai shton se Salillari ndërton pa leje, zhvillon tendera vet, me miliona euro në Bashkinë Kuçovë, ja u jep ato dhe firmave nën-kontraktore etj. etj.
Maliqi: Vendi i çudirave! Fatorinua Salillari kalon ylberin behet oligark! Helmon banorët e Urës me shkatërrimin që i ka bërë malit me guroren. Godet, dhunon banorët e Sinecit në bashkëpunim me pengun e tij Hajdarin dhe policinë e shtetit. Grabit prona, pret pyje, gërryen lumenj, ndërton Resort 200 ha, duke ndihmuar nipin e tij me tendera qensh dhe duke urdhëruar pengun e tij Hajdarin e Kuçovës i njëjtë me Gjicin e Kukësit. Nderton pa leje, zhvillon tendera vet, me miliona euro në Bashkinë Kuçovë, ja u jep ato dhe firmave nën-kontraktore etj.
Po fryhu Salillar, ngopu! O i pangopur! Një qerre me dhe na pret të gjithëve… por helmimi, dhuna që përdor ndaj banorëve, nënave, prindërve, femijëve, do të të kthehen një ditë mbrapsht! Mbase nga njeriu, e mbase nga Zoti, se drejtesinë e ke mbërthyer për momentin… por prap si dihet…, do të dal ndonjë ‘komisar Katan’ që të të çojë të luash domino me Gjushin, Kokën, Bllakon etj. Ditë më të mira do të vijnë!
