Cikloni godet Brazilin, humbin jetën 13 persona, zhduken 3 të tjerë

Një ciklon ka goditur shtetin e Rio Grande do Sul në Brazilin jugor, ku për pasojë 13 persona kanë humbur jetën ndërsa mësohen se  3 të  tjerë janë zhdukur.

Mediat e huaja, bëjnë  me dije se  shirat e dendur dhe erërat e forta shkaktuan dëme në dhjetëra zona të këtij shteti, përfshirë kryeqytetin e tij, Porto Alegre.

“Numri i të vdekurve është 13, përfshirë një foshnjë katër muajshe, pasi dy trupa u gjetën në qytetin Karaa, i cili është në një nga zonat më të prekura”, tha shërbimi i mbrojtjes civile të shtetit.

Situação é dramática em várias cidades do litoral Norte do Rio Grande do Sul, por conta do ciclone que atinge a região Sul do Brasil. No vídeo, imagens da cidade de Santo Antônio da Patrulha.

Shtëpitë e rreth 5,000 banorëve u dëmtuan dhe dje rreth 84,000 njerëz ende nuk kishin energji elektrike. Rreth 800 u desh të evakuoheshin me helikopter.