Blinken bisedime “të sinqerta dhe drejtpërdrejta” në Pekin

Sekretari Amerikane i Shtetit Antony Blinken është në orët e fundit të vizitës zyrtare në Pekin, që synon uljen e tensioneve mes dy superfuqive botërore!  Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit ai pati bisedime të sinqerta dhe drejtpërdrejta, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nësë do të pritet në takim nga Presidenti kinez

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me kryediplomatin kinez në ditën e dytë të vizitës në Pekin që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve të acaruara vecanërisht pas zbulimit të një balone vëzhguese kineze mbi Amerikë.

Blinken dhe homologu i lartë Kinës, Wang Yi, shtrënguan duart para kamerave para se të nisnin bisedimet me dyer të mbyllura që raportohet se zgjatën më shumë se parashikimet.

Ende nuk ka konfirmim për një takim të Mundshëm të zyrtarit të lartë Amerikan me presidentin kinez presidentin kinez Xi Jinping, megjithëse është raportuar për mundësinë e një zhvillimi të tillë derisa Blinken të lërë Pekinin me destinacion Londrën

Të dielën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang

Bisedimet u cilësuan "të sinqerta" dhe "të drejtpërdrejta" nga Departamenti i Shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë shtatë orë e gjysmë takim në vilën qeveritare shefi i diplomacisë kineze pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara, ndërsa u ra akord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.

Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje "në nivel grupi pune", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Pas takimeve kokë më kokë të zotit Blinken me zotin Qin, ata patën një darkë pune të dielën në vilën qeveritare Diaoyutai.

“Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbrojnë interesat dhe vlerat e popullit amerikan dhe do të punojnë me aleatët dhe partnerët për të çuar përpara vizionin tonë për një botë që është e lirë, e hapur dhe që mbështet zbatimin e rregullave të pranuara ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller në një deklaratë.

Vizita dy ditore  e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Kinë është e para e këtij niveli që prej vitit 2018

Marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit për shkak të konflikteve tregtare dhe tensioneve mbi të drejtat e njeriut dhe Tajvanin, ndër çështje të tjera.