NATO nuk do ta ftojë Ukrainën që t’i bashkohet aleancës në samitin e muajit të ardhshëm
Udhëheqësit e NATO-s nuk do ta ftojnë Ukrainën që t’i bashkohet aleancës në samitin në Vilnius në mes të korrikut, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Në samitin e Vilnius dhe në përgatitjet për samitin, ne nuk po diskutojmë për të lëshuar një ftesë zyrtare”, u tha ai gazetarëve pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.
Megjithatë, ai tha se liderët do të flisnin për mënyrën se si ta afronin Ukrainën me NATO-n.
Në të njëjtën kohë, Stoltenberg paralajmëroi kundër pranimit të një konflikti të ngrirë në Ukrainë në këmbim të përfundimit të luftës.
“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë, por një paqe e drejtë nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia,” tha ai.