Mësuesit në Angli paralajmërojnë greva të tjera, rrogat të pamjaftueshme për jetesën
Mësuesit në Angli paralajmërojnë greva të tjera. Që prej muajit shkurt, sindikata më e madhe e mësuesve kanë zhvilluar disa greva rajonale dhe kombëtare, sakaq thonë se do të ketë sërish të tilla më datat 5 dhe 7 korrik.
Departamenti i Arsimit ka thënë se veprimet e mëtejshme të grevës do të shkaktonin “dëm të vërtetë” në mësim.
Një nga arsyet kryesore që mësuesit thonë se janë në grevë është pamjaftueshmëria e pagës, për të përballuar koston e rritjes së ushqimeve dhe karburantit.
Sipas të dhënave, mësuesit duhet të paguajnë 8.7% më shumë.
Pas grevave të shkurtit, qeveria bëri një ofertë të re pagash për mësuesit e shkollave, të cilën Departamenti i Arsimit e përshkroi si “të drejtë dhe të arsyeshëm”.
Por të katër sindikatat e përfshira në mosmarrëveshje e refuzuan ofertën. Ata pretenduan se shkollave do t’u duhej të bënin shkurtime diku tjetër për ta përballuar atë.