Christian Bale pushime me familjen në Mykonos
Aktori i njohur i hollivudit Christian Bale, ka bërë një pushim nga detyrat e tij profesionale, dhe ka zgjedhur ishullin e e famshëm grek për të bërë pushimet verore.
Kamera e Mykonos Live TV e ka parë duke shijuar shëtitjen e tij në Matogiannia me bashkëshorten e tij Sibi Blazik dhe dy fëmijët e tij, Emeline 18-vjeçare dhe Joseph 9-vjeçar.
49-vjeçari Bale është një nga aktorët më të famshëm dhe më të suksesshëm të brezit të tij pasi ka luajtur në filma si “American Psycho”, Batman dhe gjithashtu në “The Fighter”. Për rolin e tij si Dicky Eklund, ai fitoi një çmim Oscar si aktori më i mirë dytësor, një Golden Globe dhe një Screen Actors Guild Award për aktorin më të mirë dytësor.
Aktori uellsian shkëlqeu që në moshë të vogël, pasi në moshën 13-vjeçare luajti në filmin e Steven Spielberg “Empire of the Sun” në vitin 1987.
Në jetën e tij personale, ai është i martuar me Sibi Blazik që nga viti 2000. Kur nuk është i zënë me ndonjë film apo me familjen e tij, ai mbështet aktivisht organizatat joqeveritare mjedisore si Greenpeace dhe World Wide Fund for Nature.