"Takimi në Bruksel pa kurrëfarë rëndësie", Vuçiç: Policëve nuk u mungon asgjë, s'i ka prekur asnjeri
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç për takimin e thirrur në Bruksel ka thënë se një takim i tillë nuk ka kurrfarë kuptimi, por do të vendosë ditëve në vijim nëse do të paraqitet apo jo.
“Është e pakuptimtë. Çdo dialog krize që kemi pasur, thonë Vuçiçi ka bërë diçka lëshim. Nuk ka asnjë kuptim. A do të vendosi teknikisht të shkojë atje apo jo, ky është vendim i yni taktik. Dialogu me Kurtin është inekzistent. Ai do luftë, do luftë me çdo çmim. Mendon se si dhe në çfarë mënyre do të bëjë provokim. Dhe ai e ka përkrahjen, gënjejnë kur thonë se ka. Mjaft me këtë. Ledhatoni foshnjën tuaj, bëni çfarë të doni me të, më pas më lajmëroni kur e kryeni punën tuaj”, tha ai.
Sa i takon policëve ai u shpreh se atyre nuk u mungon asgjë dhe askush nuk i ka prekur.
“Asgjë s’u mungon, nuk kanë asnjë të mavijosur, asnjëri s’i ka prekur. Deklaratat e tyre janë kontradiktore. Njëri thotë nuk kemi ecur, i dyti thotë se kemi ecur pak, e më pas jemi ngjitur edhe pak e jemi larguar nga vetura. Pra, çfarë ishte duke bërë, unë isha duke mbledhur kërpudha," tha ai.
