Analistët politikë kundër Kurtit: Të pranojë kushtet ndërkombëtarëve dhe të shpallë zgjedhjet e reja në Veri
Tensionet në veri të Kosovës kanë shtuar zërat kundër vendimeve dhe veprimeve të qeverisë së Kosovës. Analsitët poltikë atje këmbëngulin se qeveria duhet të pranojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për uljen e tensioneve në veri.
Sipas tyre vazhdimi i kësaj situate dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.
Ushtrim të mandatit drejtuesve lokale në 4 komunat në veri në objekte alternative dhe zgjedhjet e reja janë zgjdhja që duhet pranuar thotë Arton Demhasaj.
“Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë kushtet e partnerëve ndërkombëtarë edhe sa i përket tërheqjes së kryetarëve në objekte alternative, tërheqjes së njësive speciale atje dhe caktimit të një date të re të zgjedhjeve në ato komuna”, u shpreh Demhasaj.
Mungesë të vizionit për të ecur drejt qetësimit të situatës në veri e vlerëson analisti tjetër politik, Albinot Maloku, i cili shton se masat e ndërkombëtarëve janë të tepërta.
“Unë nuk po shoh shumë ecje përpara, presionet në momente të caktuara të faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës po më duken paksa të tepruara. Të zhdrejta në krahasim me akterët që kanë punuar më përpara qoftë në Kosovë apo Serb”, u shpreh Maloku.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.




