Makina bie në lumin në Maqedoninë e Veriut, mbyten tre anëtarë të një familje, policia në kërkim të trupave

Makina bie në Lumë në Maqedoni të Veriut, tre persona të zhdukur. Makina u aksidentua të shtunën në mbremje, një person shpëtoi. 3 anëtarë të familjes Pacolli nga Kosova vijojnë të jenë të zhdukur prej mbrëmjes së të shtunës, teksa makina me të cilën ushëtonin ra në një lumë në Maqedoninë e Veriut. Forca Speciale nga shkupi dhe nga Prishtina janë duke vijuar prej orësh kërkimet, por deri më tani nuk është arritur në asnjë rezultat edhe si pasojë e prurjeve të shumta të lumit.

Forcat Speciale të Policisë së Maqedonisë po vijojnë kërkimet për tre shtetasit e Kosovës të zhdukur në lumin Lepenc afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve në Bllacë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Verit ka njoftuar se makina me të cilën po udhëtonin katër persona, shtetas të Kosovës, është aksidenuar me një veturë tjetër me targa të Shkupit, dhe më pas vetura ka rënë në lumë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ndërsa Njëri nga katër personat që ndodhej në automjet ka arritur të dalë prej saj, ndërsa të tjerët së bashku me mjetin janë zhytur në Lepenc.


Në momentin e aksidentit sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

30 pjesëtarë të Policisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim-shpëtimit, janë angazhuar në lokalizimin dhe nxjerrjen e tre personave të zhdukur në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ish-presidenti  i Kosovës Behgjet Pacolli i cili lajmëroj se familja e rënën ë lum është me mbiemrin Pacolli ndërsa tha se e ka përjetuar me dhimbje këtë lajm.

“Zoti i mëshiroftë  të ndjerët e Shkëlqimit  i uroi shërim të shpejtë”, shkruan ai