Departamenti Amerikan i Shtetit thirrje Vuçiç: Lironi tre policët e arrestuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan direkt presidentit të Serbisë Aleksadër Vuciç dhe qeverisë serbe lirimin e mënjehershëm dhe pa kushte të 3 policëve të Kosovës që mban në qeli prej 14 qershorit.

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson se ndalimi i tre policëve për akuza që cilësohen të pakuptimta ka përkeqësuar situatën mes dy vendeve

"I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Ne gjithashtu vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja," thuhet në njoftim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë të nisin zbatimin e planit 3 pikës të BE për krizën në veri dhe të rikthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli

Të premten një gjykatë në Serbi vendosi të mbajë në paraburgim tre policët e Kosovës me akuzat për “prodhim, posedim, mbajtje dhe trafik të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese".

Prishtina zyrtare thotë se tre policët u morën peng të territorin e kosovës duke akuzuar serbinë për cënim të sovranitetit! Por beogradi zyrtar mohon.

Me 1 qershor Bashkimi Evropian u kërkoi Kosovës dhe Serbisë organizimin sa më parë të zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pjesëmarrjen e qartë të partive serbe në ato zgjedhje dhe zgjidhje të shpejtë të çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.