Mbytja e anijes në brigjet greke, OKB: 500 refugjatë rezultojnë të zhdukur, mes tyre fëmijë dhe gra

Shkon në 500 numri i emigrantëve të zhdukur nga mbytja e anijes në brigjet greke, sipas OKB-së. Në mesin e të zhdukurve janë një numër i madh fëmijësh dhe grash, ndërkohë 78 refugjatë kanë humbur jetën.

Kryeministri i përkohshëm i Greqisë, Ioannis Sarmas, tha se do të bëhet një “hetim i plotë i fakteve dhe gjykimeve teknike” për të përcaktuar se çfarë e kishte shkaktuar fundosjen e varkës.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ishin në varkë, por organizata bamirëse Alarm Phone tha se ishte rreth 750.

Dy nga 104 të mbijetuarit e mbytjes kanë përshkruar se si anija e mbushur me njerëz ishte kthyer nga njëra anë në tjetrën.