Sulmet kibernetike, arsimi në rrezik/ Ekspertët: Sulmet nuk do ndalen, të rriten investimet për mbrojtjen
Sulmet kibernetiek janë të paevitueshme, por ekspertët e mborjtjes kibernetike apelojnë që t’u kushtohet më tepër vëmendjen sistemeve online
Sulmi kibernetik ndaj “E-Albania” një vit më parë ka shtuar ndjeshëm nivelin mbrojtës të Shqipërisë.
Por pavarësisht vigjilencës sulmet vijojnë dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave të natyrës, Edlira Martiri, nuk përjashton mundësinë që të preket edhe sistemi arsimor.
“Normalisht që edhe sistemi arsimor preket nga sulmet kibernetike. Dhe kjo duhet të jetë një aktor shumë i rëndësishëm për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike, apo sa i përket vlerësimit të teknologjisë. Mbi të gjitha ka një rol shumë të rëndëisshëm sa i përket burimeve njerëzore të cilat dalin prej auditorëve tanë”, u shpreh Martiri.
Ndërkohë, duke folur për natyrën e sulmeve kibernetike Martiri renditi masat e parandalimit.
“E pra fillon me ekspertizën e cila dpo të duhet të jetë pjesë e ndërtimit të sistemeve të informacionit. Së dyti, duhet të vazhdojmë me dhënien e kohës dhe buxhetit të mjaftueshëm jo vetëm të ndërtimit të këtyre sistemeve, por mbi të gjitha edhe sigurisë të këtyre sistemeve. Dhe së treti, që është shumë e rëndësishme është ndërgjegjësimi i të gjithë përdoruesve dhe i gjithë aktorëve të cilët janë pjesë e këtyre teknologjive”, tha ajo.
Ndonse sulmet vijojnë dhe shpesh është e paqartë se nga vijnë ato, eksperti Kastriot Fetahaj vë theksin te domosdoshmëria e nje sistemi te sofistikuar mbrojtes ne teknologjine e te dhenave
“Kjo do të vazhdojë. Sulmet e tilla që në kohën bashkëkohore nuk ndalen, duhen investime në infrastrukturë, në sisteme mbrojtjeje”, u shpreh Fetahaj.
Në konferencën dedikuar teknologjisë në Tiranë, pjesë e panelit ishin ekspertë të ndryshëm që diskutuan dhe prezantuan projekte për parandalimin e sulmeve kibernetike.



