Çelet sezoni turistik në Valbonë e Alpe/ Mes pasurisë shpirtërore dhe historisë për mbijetesë

Gurgullima e ujit në lumenjtë e bjeshkëve të Valbonës u shoqërua me muzikën që ka lindur prej shpirtit në shekuj të banorëve të zonës

Mjegulla krijon një tjetër mrekulli të natyrës që freskohet nga gjelbërimi dhe lulet në këtë stinë

Ndërsa zërat e përkthyera në këngë e të shoqëruara me kërcimin e këtyre të rinjve tregojnë pasurinë shpirtërore, por edhe historinë për mbijetesën ndaj armiqve dhe bashkim për tu zhvilluar.

Me këto pamje ëshët hapur sezoni turistik në Luginën e Valbonës dhe në Alpe.

Prej vitesh është shndërruar në destinacion për pushime dhe drejtuesit vendorë theksuan mikpritjen për çdo vizitor.

Rexhë Byberi, kryetar i Bashkisë Tropojë: “Po bëjmë më të mirën e mundshme që këto bjeshkë t’i kthejmë në një atraksion turistik të fuqishëm, sepse Tropoja ka pikën kryesore të saj turizmin, i cili nga një turizëm stinor tashmë po shkojmë drejt një turizmi vjetor”.

Investimet në hoteleri, por edhe krijimi i kushteve për të vizituar çdo hapësirë përmes guidave prej kohësh i kanë ndryshuar pamjet dhe kanë bërë që në alpet shqiptare të mbërrijnë turistë nga shumë shtete.