Rigjallërohet biznesi i vogël, rriten shitjet me pakicë, kryesojnë mallrat jo ushqimore

Instat raporton për një gjallërim të shitjeve me pakicë.  Sipas të dhënave të muajve të parë, shtesa e xhiros në këto biznese ka shkuar në 4.7 për qind ku kryesojnë produktet jo ushqimorë. Madje dhe konsumi I karburantit ka njohur rritje të ndjeshme

Viti 2023 ka nisur me rezultat pozitiv sa i përket shitjeve me pakicë. Instat raporton një rritje të tregtisë me të paktën 4.7 për qind  krahasuar me të njëjtën periudhë të shkuar, ndërsa kryesojnë produktet jo ushqimore.

Kështu ushqimet, pijet dhe duhani kanë shënuar një shtesë me 3.9 për qind, ndërsa artikujt e tjerë shënuar një rritje me mbi 5 pikë.

Rënia e çmimeve të karburantit ka shënuar më shumë konsum. Madje me 5 për qind krahasuar me vitin 2022. Megjithatë krahasuar me tremujorin e vitit 2022 rritja nuk ka qenë e lartë

Sipas të dhënave të insttat viti 2020 ishte ai që shënoi dhe një tkurrje të të ardhurave për bizneset e vogla. Por vihet re se pas asaj periudhë për këto biznese ndryshimi ka qenë gradual

Më herët edhe banka e shqipërisë ka deklaruar se efekti I luftës në ukrainë do të nisë të mos ndihet ndajd he pritet që inflacioni të kthehet në normalitet çka krijon dhe më shumë besim te konsumatori. Pritet që të jetë viti 2024 ai që do të vendosë ekonominë shqiptare brenda kufijve normal