Kryeziu: Kosova ka bërë mjaftueshëm. Qëndrimet e BE, zhgënjyese

Arbëresha Kryeziu, kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme në Kosovë në një lidhje për Ora News deklaroi se Kosova ka bërë majftueshëm në situatën e krijuar në veri dhe në vijimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, ndërsa BE sipas saj, sidomos në tensionet e fundit është zhgënjyese pasi shihet si përkrahje për Serbinë.

"Ajo që unë kam parë është një qasje jo e drejtë e vetë përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE Joseph Borrell sa i takon situatës së fundit në Kosovë e shkaktuar në ëprgjithësi 100% prej Serbisë dhe urdhrave që kanë ardhur direkt prej Vuçiç.

Ajo çfarë po shohim ditëve të fundit, sidomos me heshtjen e Borrell për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë dhe vazhdimin me atë që Kosova dhe vetë Kurti duhet të ndërmarrë hapa të veçantë për të depërshkallëzuar situatën. Është e padrejtë, dhe unë duhet ta them nuk e shoh kështu përfaqsimin e jashtëm të BE dhe politikën e jashtme," tha ajo.