Rrëmbimi i tre policëve, Von Cramon: Autokrati Vuçiç tenton ta largojë vemendjen nga protestat
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Von Cramon ka thënë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se është një autocrat, i cili, për ta larguar vëmendjen nga protestat, ka krijuar incident në zonën kufitare me Kosovën.
Tutje, ajo ka thënë se ështe e jashtëligjshme të hysh në territorin e Kosovës me njesit special të policisë dhe të arrestosh policët kosovarë si të ishin kriminelë lufte.
“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi raportuesja e PE-së.
