"Duhet urgjent shpjegim e reagim, janë bërë 30 orë nga rrëmbimi" Kurti: Akoma nuk kemi deklaratë zyrtare nga KFOR

Kam protestuar para ambasadorëve të shteteve të QUINT’it për mosreagimin dhe mosdaljen me një reagim zyrtar dhe shpjegues nga KFOR’i për kidnapimin e tre policëve kosovarë brenda territorit të Kosovës, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pasi para as një ore në Zyrën e Kryeministrit zbarkuan tërë ambasadorët e pesë shteteve aleate kyçe dhe pas atij takimiu Kurti u nis për Kuvend të Kosovës për të raportuar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri.

Unë kam pasur bisedime telefonike edhe mbrëmë me Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier dhe këtu po vi nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zv/ambasadorët e misioneve dhe diplomatët e tjerë. Ku gjerë e gjatë ua shpjeguam duke i informuar për dje dhe sot. Dhe, tash 30 orë nga kidnapnimi i tre policëve dhe ende nuk kemi deklaratë zyrtare dhe shpjeguese nga KFOR’i të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjeve ua shpreha edhe protestën time, por edhe kërkesën për reagim urgjent

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve dhe çizmeve në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa, sidomos të prangave të plastikës të forcave serbe. Pra, ata jo vetëm që e kanë kryer kidnapimin, por edhe kanë dashur të lënë gjurmët publikisht. Bëhet fjalë për një agresion me arrogancë. Nuk janë përpjekur t’i fshehin gjurmët. Synimi ka qenë të dihet që ata ishin aty në atë kohë”, tha Kurti.