Rënia drastike e euros shqetëson pronarët e fasonerive: Jemi në prag falimentimi
Euro ka shënuar rënien më të madhe në të paktën 17 vitet e futit duke u shitur në 105.8 lekë dhe me 106.8 lekë në blerje prej qytetarëve.
Forcimi i lekut shihet si efekt pozitiv kur bëhet fjalë konsumatorët, por nga ana tjetër sjell dëmtim të kompanive eksportuese. Fasonët janë ata që kanë reaguar të parët duke ngritur alarmin për pragun e falimentit.
"Sot eksportuesit gjenden përballë një fatkeqësie natyrore, e krijuar ndoshta adok, por ndoshta dhe neglizhencë," tha ai.
Të mbledhur në një tryeze bënë një analizë të krahut të punës që përfaqësojnë.
"Mbi 800 fabrika aktive dhe rreth 75 mijë të punësuar. Kemi kaluar '97, kemi kaluar tranzicione të papara në një vend të pastabilizuar politik. Kemi kaluar tërmete, pandemi po këtë rënien drastike të euros se kishimmenduar ndonjëherë," tha një prej tyre.
Në takim nuk munguan as thirrjet për një reagim të përbashkët nëse nuk do të veprohet që të përballojnë humbjet që pësojnë nga kursi i këmbimit.