Moska “kopjon” metodën e mercenarëve të Wagner, hap rrugën për regjistrimin e kriminelëve në radhët e ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 19:21
Planet për të lejuar të burgosurit t’i bashkohen ushtrisë ruse janë miratuar nga dhoma e ulët e parlamentit rus dit e sotme.
Kriminelët e dyshuar ose fajtorët që nuk kanë kryer krime seksuale, tradhti, terrorizëm ose ekstremizëm do të mund të regjistrohen në radhët e ushtrisë së Moskës.
Një kontratë mund të lidhet me dikë që hetohet për kryerjen e një krimi, që çështja e tij të dëgjohet në gjykatë ose dënimi, por përpara se vendimi të hyjë në fuqi, sipas Dumës së Shtetit.
Ata që regjistrohen do të përjashtohen nga përgjegjësia penale pas përfundimit të kontratës së tyre ose nëse marrin çmime luftarake.