Kreu i veteranëve të UÇK kundër Kurtit: Lësho rrugën dhe të zgjidhet një kryeministër i unitetit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili në një konferencë për media ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Duke iu referuar qëndrimeve të Kurtit, sipas Klinakut, fajet kryeministrit ia kanë ndërkombëtarët, madje dhe ish-presidenti Hashim Thacci, që ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Të gjithë t’kanë faj ty, edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj;

2. Po t’ishe serioz, mbledhje e Këshillit të Sigurisë bëhet me tjetër format, ose së paku informohen edhe të tjerët për këtë;

3. Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë;

4. Ka rrezik që edhe në rast të luftës, ty nuk të besojnë ata që do të luftojnë;

5. Lësho rrugë e të zgjedhjet një kryeministër i unitetit, e pastaj e sheh ti se a frikësohet Serbia”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.