Rrëmbimi i 3 policëve, Kurti nuk "lëshon pe": Agresion ndërkombëtar! Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe. Sipas Kurtit policët duhet të lirohen menjëherë dhe komiteti ndërkombëtar duhet të denoncojë këto akte.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Three Kosova Police officers were abducted today by Serbian Armed Forces within Kosova’s borders. Both the incursion of the forces & the abduction are open acts of int’l aggression. We call for the officers’ immediate release, and for the int’l community to denounce these acts.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 14, 2023