Ndahet nga jeta aktori dhe kineasti i njohur italian Francesco Nuti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 17:08
Është ndarë sot nga jeta aktori i njohur italian Francesco Nuti. Ai u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për motive shëndetësore vijoi të mbetej një ndër figurat më popullore dhe më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian.
Lajmi i bë i ditur nga vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderuan sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që janë kujdesur për aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes.
Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim ndërsa familja kërkon që të respektohet dhimbja e tyre
