VIDEO/ “Ndërron jetë Silvio Berlusconi”, prezantuesja shpërthen në lot kur jep lajmin e hidhur për ish-kryeministrin italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 14:12
Mëngjesin e sotëm humbi jetën ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi. Një humbje e madhe për Italinë dhe historinë e këtij kombi.
Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leucemie.
Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur të gjithë popullin italian. Prezantuesja italiane e Mediaset, Federica Panicucci është përlotur teksa ka dhënë lajmin e vdekjes së ish-kryeministrit italian.
L’annuncio della morte di Silvio Berlusconi in diretta a Mattino Cinque. #SilvioBerlusconi pic.twitter.com/ByZqeCjqQK
— trashtvstellare (@tvstellare) June 12, 2023

