Mbaroi koha e George Soros/ Filantropi i dorëzon kontrollin e Perandorisë djalit 37-vjeçar

George Soros, investitori legjendar dhe filantropi po ia dorëzon kontrollin e perandorisë së tij prej 25 miliardë dollarësh djalit më të vogël, Aleksandër Soros, një mendimtar i vetë-përshkruar i qendrës së majtë, i cili u rrit i vetëdijshëm për pasurinë e familjes dhe që nuk mendohej të ishte ‘një pasardhës i mundshëm”.

Në intervistën e tij të parë si trashëgimtar, Alex Soros thotë se ndërmarrja filantropike e familjes prej 25 miliardë dollarësh do të rrisë mbështetjen e saj për të drejtat e votës dhe abortit.

George Soros kishte thënë më parë se ai nuk donte që asnjë nga pesë fëmijët e tij të merrte përsipër Fondacionin e tij të Shoqërisë së Hapur, por filantropi 92-vjeçar i tha “The Wall Street Journal” se ai tani ia ka dorëzuar atë dhe pjesën tjetër të perandorisë së tij djalit të tij 37-vjeçar sepse “e ka fituar”.