Familjarët e Berlusconit mbërrijnë për të tërhequr trupin, tifozët dhe mbështetës të tij mblidhen para spitalit

Paraditen e sotme, Silvio Berluskoni ka ndërruar jetë duke lënë pas kujtimet e shumta si njeriu që i dha shumë futbollit italian dhe jo vetëm. Ish-presidenti i Milanit dhe Monzës luftoi për shumë kohë me leuceminë, por pa mund që t’ia dalë.

Familjarët e Berluskonit nuk ishin në spital në momentin që u dha lajmi i hidhur, teksa mediat italiane kanë publikuar momentin kur ata kanë mbërritur. Ndërkohë, në ambientet e jashtme të spitalit kanë mbërritur tifozë e mbështetës politikë.

Në videot e publikuara, shihen edhe forca të shumta policie që hyjnë në ambientet e spitalit pasi Berluskoni do t’i nënshtrohet njëherë ekspertizës mjeko-ligjore para se familjarët të marrin trupin për të bërë edhe nderimet e fundit.