Nikolla uron kryetarin e ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Kurtulmus

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot kryetarin e ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, me rastin e zgjedhjes.

Në mesazhin e urimit, Nikolla shprehu besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të zgjerohet e forcohet më tej.

“Urime Kryetarit të ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş! E bindur se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të avancojë, zgjerohet e forcohet për të mirën e vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan Nikolla.