Zgjedhjet në Malin e Zi, shqiptarët: Pjesëmarrja e ulët, janë bërë 3 palë zgjedhje, mund të marrim 2-3 mandate
Në një intervistë në Ora News, Nikolla Gegaj, zyrtari i partisë opozitare Demokratike Socialiste u shpreh se pjesëmarrja në zgjedhjet e Malit të Zi është e ulët.
Gegaj: Nëse i krahasojmë daljet në zgjedhje, dalja është shumë e ulët. Kjo ka arsye që lidhet se në 3 muaj malazezasit kanë dalë në 3 palë zgjedhje. Pritet që në orët e pasditeve do të ketë një dalje më të madhe dhe pritet që të rritet pjesëmarrja. Lista shqiptare mund të marrë vota shqiptare 3 deputetë, por vetëm kjo ka ndodhur vetëm një herë dhe zakonisht ka marrë 2 deputetë. Një mandat është i sigurt pasi një parti shqiptare ka shkuar me Gjukanoviçin. Shpresojmë 2-3 mandate.
Ndërkohë, Nikolla Camaj, kandidati për deputet i Listës Forumi Shqiptar tha se nuk është risi ndarja e shqiptarëve në koalicione në Malin e Zi.
Camaj: Edhe pse janë 15 aleanca mendoj se në këto zgjedhje do të dalin nga 4 lokacione që do të dominohen nga serbët dhe malazezët, si dhe pakica të tjera që do të përfaqësohen në kuvendin e Malit të Zi. Nuk është risi ndarja e shqiptarëve në koalicione në Malin e Zi. Mundësia që të fitojmë më shumë mandate do të ishte nëse do të kandidonin jo të bashkuar. Këto zgjedhje kemi një fushatë që është me të vërtetë shumë e qetë.
