Stephan Israel: Dhuna po orkestrohet nga Beogradi, PE nuk duhet ta sanksionojë Kosovën. Ish-ministri i Millosheviçit ...
Korrespondenti për çështjet evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, ka reaguar pas trazirave që janë ngjizur nga grupet paramilitare serbe në veriun e Kosovës me bekimin e Vuçiç.
Israel ka vlerësuar qëndrimin e eurodeputetëve të cilët nuk kanë pranuar që të sanksionojnë Kosovën pas tentativave të saj që ta cilësojnë si shkaktare të trazirave. Korrespondenti u ka bërë edhe një herë thirrje 5 vendeve të bashkimit europian që ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin Kosovën.
Kudos to MEP @ThijsReuten for standing up against sanctioning Kosovo for the Belgrade-orchestrated violent clashes in northern Kosovo & renewing a call on 5 EU non-recognizers to reassess their position on Kosovo's independence. A very important statement. pic.twitter.com/PB8nl1QYi8
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) June 9, 2023
Në një reagim në Twiter ai ka theksuar se perëndimi shpreson për stabilitet nga Vuçiq, se ai do të mbajë nën kontroll serbët në Bosnje dhe Kosovë.
Por stabiliteti pa demokraci dhe të drejta të njeriut nuk është i qëndrueshëm dhe Vuçiç nuk do t'i japë as njëra tjetrën.

Po ashtu Stephan Israel, ka ironizuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Chris Hill, i cili tha se Aleksandër Vuçiç është një partner i mirë, ndërsa shtoi se nuk dihet nëse mund ta konsiderojnë Albin Kurti një partner.
“Gjeni gabimin: ambasadori amerikan në Beograd e sheh Aleksandër Vuçiçin, ish-ministrin e propagandës të kriminelit të luftës Millosheviç si një ‘partner’ të mirë, dhe në të njëjtën kohë vë në dyshim nëse ish-i burgosuri politik i Millosheviçit dhe kreu aktual i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, mund të konsiderohet një partner,” shkruan gazetari.
“Me vonesë, por megjithatë Perëndimi e ka kuptuar se në rastin e Putinit, qetësimi nuk funksionon. Megjithatë, me Vuçiçin, një bashkëluftëtar i Putinit, supozohet se funksionon.
Perëndimi shpreson për stabilitet nga Vuciçi, se ai do të mbajë nën kontroll serbët në Bosnje dhe Kosovë. Por stabiliteti pa demokraci dhe të drejta të njeriut nuk është i qëndrueshëm dhe Vuçiçi nuk do t’i japë as njërën, as tjetrën”, thekson më tej gazetari.
Find the error: The @US@usambserbia in Belgrade sees the former propaganda minister @avucic of war criminal Milosevic as a "good partner" and at the same time questions whether Milosevic's former political prisoner and current head of Kosovo's government @albinkurti can still be… https://t.co/2xzayncvlo
— Stephan Israel (@StephanIsrael) June 9, 2023



