Shqiptarët në Mal të Zi të ndarë, por vendimtarë, Abazoviç: Të përfaqësuar si kurrë më parë

Të ndarë të dy koalicione, por vota e shqiptarëve mund të jetë vendimtare për qeverinë e Ardhshme të Malit të Zi.  Orientimi pro perëndimor është vija e vetme e kuqe.

Të ndarë të dy koalicione, por vota e shqiptarëve mund të jetë vendimtare për qeverinë e Ardhshme të Malit të Zi.  Orientimi pro perëndimor është vija e vetme e kuqe.

Vota e shqiptarëve mund të rezultojë vendimtare në këto zgjedhje parlamentare në Mal të Zi, edhe pse garojnë të ndarë në dy koalicione

Dritan Abazoviç, kryeministri i parë shqiptar i vendit fqinj dhe thotë se partia që ai drejton dhe vetë personalisht kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që  shqiptarët të arrijnë një nivel përfaqësimi që nuk e kanë patur kurrë me pare.

Nik Gjeloshaj kryetar i Komunës së Tuzit që kryeson koalicionin “Forumi Shqiptar”  thotë se kanë pritshmëri të larta dhe se është i hapur për koalicion pas zgjedhor për ti dhënë Malit të Zi qeveri!

Por orientimi pro amerikan dhe sytë nga BE e NATO janë vija të kuqe.

Kryetari i komunës së Tuzit tha se favorizimin shqiptarët në Mal të Zi e kanë marrë përmes partive shqiptare, por ama thekson se kodi zgjedhor i penalizon.

Marash Dukaj, i pyetur se çfarë do të thotë që shqiptarët të jenë të përfaqësuar në qeverinë malazeze, nisur edhe nga eksperienca e tij një vjeçare në ekzekutimin e Malit të Zi, tregoi përfitimet!