Krisja Kosovë-SHBA, Pacolli: S’mund të spekuloj për sanksione. Kurti e di vetë
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, e cilëson delicate gjendjen në të cilën ndodhet Kosova vecanërish pas përplasjes së Albin Kurtit me SHBA! Analistët në Prishtinë ndërkohë vlerësojnë se krijimi i asociacionit të komunave serbe në veri, është celesi i rikuperimit të marrëdhënies tashmë të Krisur mes dy vendeve
Albin Kurti e çoi deri në limite përplasjen me SHBA për cështjen e komunave serbe në Veri, derisa në media u fol edhe për shpalljen e kryeministrit të Kosovës, Non Grata nga Uashingtoni.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli e vlerëson situatën delicate por thotë se nuk mund të spekulohet me sanksione.
"Kosova gjendet në një situatë delikate, unë besoj se kryeministri e di këtë dhe po angazhohet të japë një drejtim zgjidhje për Kosovën. Unë nuk do të doja të spekuloj me sanksione e me krejt ato gjëra që nuk i duam dhe nuk kisha dashur që Kosovës ti ndodhë ajo," tha ai.
Kreu i AKR-së i pyetur nga Ekonomia Online se cfarë duhet të bëjë Kurti, kishte këtë përgjigje
"Kryeministri i di punët e veta dhe unë besoj se ëhstë detyrë e tij, duhet të vepriojë sipas situatës," tha ai.
Ndërsa Analistët në prishtinë vlerësojnë se formimi Asociacionit të komunave serve në veri është çelësi i rikuperimit të marrëdhënieve me Amerikën tashmë të krisura.
"Kosova ka vetëm një obligim, të formojë asosacionin," tha ai.
SHBA dhe BE kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës për dërgimin e forcave special në veri, ndërsa kanë kërkuar qetësimin e situatës, mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe dhe rikthimin në tryezën e dialogut me Serbinë.