Mbahet në Prishtinë parada e LGBTQ+, Kurti: Do të miratojmë në Kuvend ligjin për partneritetin civil
Në Kosovë është mbajtur parada e krenarisë e komunitetit LGBTQ+. Veç anëtarëve të komunitetit dhe mbështetësve të tyre, në marshim morën pjesë kryeministri Kurti dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Kurti paralajmëroj rikthim në kuvend të një ligji të diskutueshëm në Kosovë që u hap rrugë martesave mes gjinisë së njëtë.
Në mesin e përplasjeve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krizën në komunat me shumicë serbe, Albin Kurti riktheu debatin për marterat e të njëjtës gjini në Kosovë.
Pjesëmarrës për herë të parë në apradën e krenarisë së komunitetit LGBTQ+, Kurti tha se do të rikthejë në kuvend ligjin për partneritetete civile që I hapin rrugë martesave LGBT, një ligj i cili është rrëzuar herën e parë në parlament!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se beson në të drejtat e njeriut dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe se secili duhet të ketë të garantuar të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin.
Parada e krenarisë në Kosovë mbyll një sërë aktivitetesh në javën kushtuar komunitetit LGBTQ+ në Kosovë, ndërsa asaj ju bashkuan qindra anëtarë të komunitetit mbështetës të tyre, politikanë të lartë e diplomatë.