Noel Gallagher bën premtimin e çmendur nëse City fiton me 3 gola të Haaland

Noel Gallagher është një nga tifozët më të çmendur të Manchester City dhe këtë dashuri ai e ka bërë të ditur prej dekadash.

Trofeu i Champions League është i vetmi që mungon në muzeun e bardhekaltërve dhe themeluesi i grupit me famë botërore, Oasis do të bënte gjithçka për ta veshur me ngjyrat e skuadrës së tij.

Ai ka deklaruar se nëse skuadra e Guardiola-s triumfon dhe Halaand shënon 3 gola, atëherë do të kendojë vetëm me të mbathura. 

"Për fat të keq jam i angazhuar në një turne në SHBA dhe nuk mund ta prish kontratën pasi do të kem penalitete. Zakonisht muajin maj e bllokoj dhe nuk shkoj në turne me dëshirën për të parë Man. City në një finale të mundshme. Këtë herë botërori na prishi planet pasi shtyu datat. Do ta shikoj ndeshjen në një bar të San Diegos por nëse Citu fiton me 3 gola të Haaland do ta interpretoj koncertin me mbathje".