Ernest Muçi dhe Qazim Laçi kërkojnë Euro 2024 me fanellën kuqezi (VIDEO)
Kombëtarja Shqiptare në ditën e gjashtë të grumbullimit prezantoi dy lojtarët Ernest Muçi dhe Qazim Laçi në konferencën e së shtunës. Të dy lojtarët kuqezi u shfaqën optimistë për rrugëtimin e skuadrës në këto eleminatore.
Ernest Muçi:
"E kemi arritur një herë europianin dhe kemi mundësi ta bëjmë sërish. Ndaj Moldavisë duhet të marrim maksimumin e pikëve sepse duhet të besojmë deri në fund për këtë ëndërr që e kemi të gjithë bashkë. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares për këto dy ndeshje. Kam folur me trajnerin dhe ai pret shumë nga unë. ëndrra jonë është pjesëmarrja në europian".
Qazim Laçi:
"Ndihem krenar që trajneri ka shumë besim tek unë. Do të jap maksimumin me këtë fanellë, siç kam bërë gjithmonë. Ndaj Moldavisë është fillimi i një rruge të gjatë. Ne jemi profesionistë dhe asnjë prej lojtarëve nuk e ka mendjen te pushimet. Nuk kemi presion por fitoren në shtëpinë tonë e kemi detyrim".
