Propozimi i Ramës për Kosovën, Harxhi: Ndërhyrje e vonuar, të kishte biseduar me Kosovën më parë

Ish-zëvëndës ministrja e Jashtme Edit Harxhi në një intervsitë për Ora Neës u shpreh se propozimi i kryeministrit Rama për asosacionin e komunave me shumicë serbe nuk është në kohën dhe momentin e duhur, ndërsa paraprakisht duhet të ishte biseduar më parë me qeverinë e Kosovës.

"Shqipëria nuk ka asnjë arsye se përse të ndërhyjë në këto momente, të tregohet paternaliste ndaj Kosovës pikërisht në këto momente kaq delikate, aq më tepër të hartojë një draft statut për asosacionin e komunave serbe në një kohë kur Shqipëria nuk ka bërë diçka të tillë as për shqiptarët e Preshevës dhe zona të tjera në të cilat shqiptarët.

Natyrisht duhet të jenë shumë më të avantazhuar se çjanë kur janë dhe pjesë kushtetuese si në Maqedoni. Në këtë rast Shqipëria nuk mund të paraqisi diçka të tillë por çdo ide që do të kishte për zgjidhjen e aktualitetit në Kosovë do të duhej të ishte biseduar me Kosovën," tha ajo.