Zyrtarë të korruptuar, Dedaj: SPAK po reagon ngadalë, të godasë aty ku kap
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2023, 22:19
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar në Drejt në RTV Ora deklaroi se pritshmëritë ndaj SPAK në arrestimet e zyrtarëve të korruptuar janë të mëdha edhe pse reagimi i tij ka qënë i ngadaltë.
"Nëqoftëse drejtësia arrin edhe të veprojë në mënyrë gjysmake është më mirë sesa të mos veprojë fare. SPAK ka treguar se është ndoshta nuk është në pritshmëritë e qytetarëve sepse këto kundrejt klasës politike janë shumë të mëdha.
Pritshmëritë janë shumë të mëdhaja, reagimi i SPAK-ut është shumë i ngadaltë. Megjithatë drejtësia ka kohë të veprojë, nuk është se duhet të nxitojë për të kapur. Aty ku të kapi duhet të godasë drejt," tha ai.
