Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Kthupi: Rama s'mban përgjegjësi politike e administrative

Avokati Rezart Kthupi deklaroi se edhe pse po arrestohen ish-zyrtarë e kryebashkiakë të PS, kryeministri Rama sërish nuk mban përgjegjësi as politike dhe as administrative.

Përgjegjësia sipas tij mbetet personale e personit që ka bërë gabimin.

"Kryeministri Rama në elokuencën e tij e ka zgjidhur çështjen, kryeministri nuk mban kurrë përgjegjësi për bashkëpuntorët e tij politik dhe administrativ. Z.Rama ka një çështje shumë të thjeshtë, nuk ka përgjegjësi politike, individuale përgjegjësia është gjithmonë e personit që ka bërë gabimin," tha ai.